Jeta misterioze e gruas së Kim Jong, pse diktatori nuk do ta shfaqë në publik (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 13:13 04-10-2017 Jeta misterioze e gruas së Kim Jong, pse diktatori nuk do ta shfaqë në publik (FOTO)

Jeta e familjes së diktatorit Koreano- Verior Kim-Jong-un është tepër sekrete si edhe vetë shteti që ai udhëheq.

Korea e Veriut është shteti më sekret dhe më i mbyllur në botë ku shumë pak veta e kanë vizituar atë.

Edhe pse Kim Jong-Un shfaqet i qeshur dhe duatroket në disa evenimente, gjysma e tij më e mirë shihet rrallë. Kush është ajo?

Ja disa fakte që duhet të dini rreth jetës së gruas së Kim Jong-Un:

Ri Sol- Ju është Zonja e Parë e Koresë së Veriut. Data e saj e lindjes është e panjohur. Edhe pse mendohet që ka studiuar muzikë në Kinë dhe vjen nga një familje elitë, ku babai ishte profesor dhe e ëma doktoreshë.

Ri dhe Kim kanë tre fëmijë së bashku. Korea e Jugut ka thënë se ajo është ndodhur nën presion për të bërë një fëmijë djalë që të vazhdojë legjitimitetin e familjes, shkruan topyaps, raporton newsbomb.al.

Edhe pse ajo shihet ndonjëherë në publik, ka patur një periudhë që gruaja e diktatorit është zhdukur nga sytë e publikut.

Ri ka gusto të veçantë në veshje. Ajo shihet shpesh me ngjyra pastel dhe veshje të qepura mirë.

Martesa e tyre ishte tepër sekrete. Disa burime thonë se çifti u martua në 2009 dhe patën një fëmijë në 2010, ndërsa të tjerë thonë që u takuan në një koncert klasik për herë të parë në 2010.

Ndërkohë që gjithë bota i ka sytë tek testet nuklearë të Koresë së Veriut, Ki,i mban një sekret që çdo agjenci ndërkombëtare është e interesuar ta dijë.

233682_1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25-vjet martesë, Mishelle Obama publikon një foto të rrallë të ish-çiftit presidencial (FOTO)
Sulmi në Las Vegas, iPhone i shpëton jetën një gruaje (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011496067047119
array(1) { ["section"]=> string(87) "jeta-misterioze-e-gruas-se-kim-jong-pse-diktatori-nuk-do-ta-shfaqe-ne-publik-foto-94701" }