Jeta sot në Shqipëri vlen sa një celular!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:03 02-08-2017 Jeta sot në Shqipëri vlen sa një celular!

“Jeta sot në Shqipëri vlen sa një celular!"

Kështu shkruan gazetari Denis Dyrnjaja referuar rastit të kobshëm të masakrimit të një të riu vetëm 22 vjeç në Tiranë, për shkak të një karikuesi celulari. Marvin Mihali humbi jetën si pasojë e plagëve të marra duke tronditur mbarë opinionin publik.

KOMENTI I DENIS DYRNJAJËS:

Ky është është vendi i rekordeve, vetëm se për fat të keq i rekordeve kriminale. Kishim dëgjuar deri sot se këtu tjetri të vret për një copë tokë, për një vijë ujë, pse më prishe apo gërvishe makinën, etj raste që na dukeshin rekorde marrëzie, por ja që rekordet e të paimagjinueshmes nuk kanë fund. Dje sapo u vendos një i ri, e vranë tjetrin për një karikues telefoni celular. Kjo tregon se jeta në këtë vend ka vlerën e një produkti në supermarket. Varësisht nga rasti me kë ndeshesh dhe me kë përplasesh mund ta këmbesh dhe jetën pa kthim. Potencialisht çdo kush është pjesë e këtij clering-u të çmendur ku të ndodh të përfshihesh pa dëshirën tënde, por me imponimin e tjetrit që vendos se kur duhet të mbyllësh sytë për gjithmonë. Është kaq depresuese dhe deziluzionuese të mendosh se gdhihesh e ngrysesh në një vend kur për një çast mund të mos jesh më për gjënë më të paimagjinueshme dhe më vulgare që ekziston dhe pa dëshirën tënde, por me imponimin e tjetrit që mendon se ai është ZOTI, që vendos kur duhet të ndërrosh jetë dhe botë. Ju duket e çuditshme? E pabesueshme? E paimagjinueshme? E pakonceptueshme? Prisni dhe shihni se rekordi i radhës do të jetë më befasues. Ne jemi shoqëri e garës dhe egos të së keqes, të çmendurisë e marrëzisë. Kush mendon ndryshe nga unë të presë e të shohë marrëzinë e radhës!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070850849151611
array(1) { ["section"]=> string(46) "jeta-sot-ne-shqiperi-vlen-sa-nje-celular-88065" }