“Jetët tuaja nuk shkuan dëm. Gjaku juaj shërbeu për të treguar fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit...”

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:59 21-01-2021 “Jetët tuaja nuk shkuan dëm. Gjaku juaj shërbeu për të treguar fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit...” Viktimat e 21 Janarit

“Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido të vejë, jetët tuaja nuk shkuan dëm. Gjaku juaj shërbeu për të na treguar, cilat janë fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit...”, kështu shprehet gazetari Artan Hoxha, i cili thotë se 10 vite pas “krimit shtetëror” ende nuk është bërë drejtësi.

Hoxha thotë se 10 vite më pas, “janë po të njëjtët lider politikë edhe më të korruptuar se atë pasdite të zymtë, që thjeshtë kanë ndërruar pozicionet drejtuese në krye të këtij vendi”.

Shkrimi i plotë:

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido të vejë, jetët tuaja nuk shkuan dëm. Gjaku juaj shërbeu për të na treguar, cilat janë fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit...

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…

Mbeten perjete, te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per t’i mbrojtur jetet tuaja, por ne fakt beri te kunderten.

Ne 30 vite postkomunizem, nuk dimë masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise, per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.

Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire, ndersa protestonin me duar ne xhepa, para godines me te mbrojtur te vendit.

Me urdher nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit, te ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te cilet ishim veshur me uniformen e shtetit shqiptar, ishin armatosur me armet e shtetit shqiptar, paguheshin nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.

Dhjetë vite me pas, asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011.

Tmerresisht dhe paturpesisht asgje.

Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre, per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.

Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan t’ju vrasin, per t’ju bere shembull, qe askush prej nesh, të mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.

Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan t’ja faturojne “xhaxhait me çader pistolete”, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.

Jane po ata, te pafytyre, qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.

Jane po ata, qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 10 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do t’ja hedhin fajin tjeterkujt.

Prokurorit qe nuk hetoi.

Gjykatesit qe nuk dha drejtesi.

Duke shpresuar, qe minutat dhe oret e kesaj dite, te kalojne sa me shpejt, qe t’ju heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla, sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit.

Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete.

Ju te kater, do u shfaqeni naten ne gjume, do u kallni daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, j’u sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.

Per 10 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua t’i lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.

Kur kane kaluar plot 10 vite nga ajo e premte e zymte janari, se paku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard.

E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.

Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar p, do t’u kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet…

Prandaj çdo 21 janar, shqiptaret nuk do t’u harrojne, perkundrazi do t’u kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.

Ndersa ata “lart”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoje ne vend.

Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do t’ua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem.

Ato sherbyen per t’u treguar shqiptareve, se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.

Pavarsisht se 10 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit.

Luli, nga minister i Brendshem sot eshte kryetar partie, lideri i opozites dhe kandidati kryesor per kryeminister.

Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.

Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 8 vitesh është kryeminister.

Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj, derdhur ne bulevard.

Sot 10 vite pas, do vazhdojë te premtoje, se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!
»
Article Logic
Execution time: 0.013283014297485
array(1) { ["section"]=> string(117) "jetet-tuaja-nuk-shkuan-dem-gjaku-juaj-sherbeu-per-te-treguar-fytyrat-e-verteta-te-saliut-ilirit-lulit-dhe-edit-235856" }