Jetonte i vetëm, i moshuari i jep fund jetës në Vlorë, varet në ballkonin e shtëpisë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 30-05-2020 Jetonte i vetëm, i moshuari i jep fund jetës në Vlorë, varet në ballkonin e shtëpisë Foto ilustruese

Një 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 63 vjeçari me inicialet N.D është gjetur i vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen “29 Nëntori”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa i moshuari siç raporton Policia jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në lagjen "29 Nëntori", Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095319747924805
array(1) { ["section"]=> string(89) "jetonte-i-vetem-i-moshuari-i-jep-fund-jetes-ne-vlore-varet-ne-ballkonin-e-shtepise-208450" }