Jihadi John, kasapi i Shtetit Islamik, mediat londineze publikojnë fakte të reja

Publikuar tek: bota, më 11:34 01-03-2015 Jihadi John, kasapi i Shtetit Islamik, mediat londineze publikojnë fakte të reja Fotot e britanikut 27 vjeçar Jihadi John, kasapi i shtetit islamik

Londër – Ndërkohë që njerëzit e Is që kontrollonin prej kohësh qytetin e Dernës në Cirenaica, e braktisën lokalitetin, çdo ditë gjenden elemente të reja për jetën e Jihadi John. Sipas gazetës Observer, në fakt shërbimet sekrete britanike nuk kanë mundur që të ndalojnë 27 vjeçarin londinez Mohamed Emwazi, përpara se të bashkohej me Shtetin Islamik dhe filloi punën si kasap për pengjet.

Dhe jo vetëm kjo: Mi5 (kundraspiunazhi i Madhërisë së saj) nuk e bllokoi edhe pse e dinte se ishte anëtar i një celule terroriste që kishte lidhje të ngushta me organizatorët e atentateve të 21 korrikut 2005 në Londër. Sulmi ndaj sistemit të transportit londinez që duhet të ishte kopje e ngjashme e atyre që ndodhën në 7 korrik, në të cilin katër kamikazë shpërthyen metronë dhe një autobus ku vdiqën 52 persona dhe u plagosën 700 të tjerë.

“Mail On Sunday” thotë se përpara se të kthehej në një “Jihadi John” Emwazi bënte pjesë në një celulë të Al Kaedës “London Boys” që planifikonte atentate në Britaninë e Madhe nën urdhërat e Osama bin Laden. Përveç tij në grup bënin pjesë edhe tre të rinj që ishin stërvitur në një kamp të Al Kaedës në Somali.

Pjesmarrja e Jihadi John në celulë doli nga të dhënat e një procesi në 2011. Lideri i grupit ishte një ish komandat i Al Shabaab Bilal Berjaw. Me të (dhe një terrorist të tretë solamez që jetonte në Londër) Emwazi u nis për në Tanzani në 2009, por që të tre u ndaluan në aeroportin e Dar es Salaam. Berjawi (sipas shërbimeve inteligjente të lidhura me atentatin e 21 korrikut 2005) u kthye më pas në Somali në 2012 ku u vra nga një dron amerikan.

Gazeta thotë ndër të tjerë që kasapi i Kalifatit në 2010 po mendonte të vetëvritej. Ishtë gati për hapin ekstrem sepse nuk po duronte dot më presionet dhe vëzhgimin e kundërspiunazhit britanik. Ai u rrëfye me një email në 14 dhjetor 2010 që iu tregua Robert Verkaik, gazetar i Mail, që i tregonte se ndihej si një “burrë i vdekur që ecën”. “Ndonjë ditë shpresoj të marr pipulat e duhura për të fjetur përgjithmonë. Dua që këta njerëz të rrinë larg meje” shkruante Emwazi Jihadi John, duke iu referuar shërbimeve sekrete.

Shpallet për familjen e të riut, në fakt, dërgoheshin në të përditshmen kuvajtiane Al Qabas, sipas të cilave anëtarët e familjes së britanikut të zi mbaheshin nën mbikqyrje nga shërbimi secret i Kuvajtit. Sipas një burimi të gazetës, shumë familjarë të ekstremistit, të gjithë me origjinë irakene, kanë një pasaportë britanike. “Agjencitë kompetente i mbajnë nën kontroll 24 orë në 24” thonë burimet. Sipas gazetës Emwazi ishte në Kuvajt shumë herë: udhëtimi i fundit ndodhi në 18 janar 2010 kur mbërriti nga Emirantet Arabe dhe qëndroi në Kuvajt deri në 26 prill. Një vit më vonë, viza iu mohua sepse emri i tij ishte vendosur në hetimet antiterrorist të Britanisë së Madhe. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091860294342041
array(1) { ["section"]=> string(83) "jihadi-john-kasapi-i-shtetit-islamik-mediat-londineze-publikojne-fakte-te-reja-4685" }