Policia ka nisur një program sensibilizues për të bindur nxënësit 12-13 vjeç që t’i qëndrojnë larg drogës.
Nga ky program në të gjithë vendin përfitojnë 17 364 nxënës. Gjatë këtij viti janë përfshirë në këtë program ndërgjegjësimi 112 shkolla më shumë dhe rreth 59% më shumë fëmijë. Cikli i mësimit është menduar të përmbajë 3 tema ‘’Duhani’’, ‘’Alkooli’’ dhe ‘’Marijuana’’. Grupet mësimdhënës do të kenë dy policë dhe një mësues biologjie dhe kimie.
Policia bën me dije se deri në muajin mars ka përfunduar trajtimi i temës së parë “Alkooli” në 300 shkolla 9-vjeçare, tema e dytë “Duhani” është zhvilluar në rreth 55% të shkollave, ndërkohë që në disa qarqe ka filluar trajtimi i temës së tretë “Marijuana”.