'JO' e Holandës për hapjen e negociatave, reagon Ambasada në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:44 12-06-2019 'JO' e Holandës për hapjen e negociatave, reagon Ambasada në Tiranë

Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të këtij vendi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Ambasada në Tiranë thekson se ata mbeten të angazhuar në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por ama reformat në këto vende duhet të jenë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

'Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me BE janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme ", thuhet në njoftimin e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Gjithashtu Holanda vlerëson hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vetingut, i cili sipas saj është unik për rajonin.

Megjithatë Ambasada thotë se ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Europës në qershor të vitit 2018 para se të hapen negociatat e pranimit.

'Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë të mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit', mbyll reagimin Ambasada.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS HOLANDEZE NË TIRANË:

Holanda mbetet e vendosur për perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor;

– Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme.

– Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin.

– Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

– Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024828910827637
array(1) { ["section"]=> string(71) "jo-e-holandes-per-hapjen-e-negociatave-reagon-ambasada-ne-tirane-168007" }