JO konsensus për ‘Zgjedhoren’, Meta paralajmëron: Nëse ndryshimet miratohen në mënyrë të njëanshme, s’ka çelje negociatash

Publikuar tek: politike, më 15:53 29-05-2020 JO konsensus për ‘Zgjedhoren’, Meta paralajmëron: Nëse ndryshimet miratohen në mënyrë të njëanshme, s’ka çelje negociatash Ilir Meta

Prersidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të takimit të palëve politike për Reformës Zgjedhore, në të cilën sipas opizitës nuk është dakordësuar me mazhorancën  për disa çështje siç është ajo e përdorimit të teknologjisë.

“Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë”, thotë Meta i cili në të kundërt thekson se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.

Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë.

Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë!

Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(124) "jo-konsensus-per-zgjedhoren-meta-paralajmeron-nese-ndryshimet-miratohen-ne-menyre-te-njeanshme-s-ka-celje-negociatash-208298" }