Jo më pika bastesh, specialisti i ekonomisë ‘ngel’ qeverinë: Kanë dështuar

Publikuar tek: kulture-art, më 16:40 05-08-2019 Jo më pika bastesh, specialisti i ekonomisë ‘ngel’ qeverinë: Kanë dështuar

Specialisti i ekonomisë Pano Soko deklaroi se qeveria socialiste ka dështuar për iniciativën e mbylljes së pikave të basteve.

Në një intervistë për ‘Faxweb’, Soko theksoi se qeveria e ka të pamundur të bllokojë në rrugë online aktivitetin e basteve.

‘Jemi dëshmitarë që bastet në vetvete nuk u ndaluan si fenomen. Të gjithë shqiptarët që duan, luajnë baste. Sot paratë nuk qarkullojnë ndërmjet shqiptarësh, por ndërmjet kompanive të basteve në botë. E kanë sjellë bastin nga pika e bastit, tek dhoma e gjumit. Mbyllja e pikave fizike do të sillte mbylljen e pikave të basteve, një gjë e cila nuk ndodhi. Shteti shqiptar nuk është i aftë që të menaxhojë bastet online. Shteti shqiptar e ka të pamundur që të menaxhojë të ardhurat e veta, dhe jo më një teknologji që ka pushtuar botën.

Nga një proces që rregullohej me ligj dhe institucione, tashmë ja kemi lënë në dorë vetgjyqsisë dhe kjo është një nga pasojat që po ndodh. Kemi marrë çdo efekt negativ që prodhonte mbyllja e basteve dhe asnjë efekt pozitiv. Mund të themi se iniciativa dështoi. Besoj se është kohë që qeveria ta rishikojë si koncept të gjithën. Futja brenda kontekstit të një menaxhimi institucional social për të ushtruar këtë aktivitet.

Ne mund të kontrollojmë pikat fizike, ndërtojmë pikat fizike, por edhe e kontrollojmë nga administrimi i punonjësve. Do të akomodonim një pjesë të mirë dhe më delikate të të papunëve. Pjesën e hapësirës online nuk e menaxhon dot, dhe duhet që ta zhvendosen në terren që të menaxhohen më lirë’, u shpreh ekonomisti Soko.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0074470043182373
array(1) { ["section"]=> string(77) "jo-me-pika-bastesh-specialisti-i-ekonomise-ngel-qeverine-kane-deshtuar-174410" }