‘JO’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Macron rendit ARSYET: S'është momenti i duhur për integrim, Rama dhe Zaev e bënë punën e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 14:39 18-10-2019 ‘JO’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Macron rendit ARSYET: S'është momenti i duhur për integrim, Rama dhe Zaev e bënë punën e tyre

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka renditur sërish arsyet pse nuk është dakord Franca për hapjen e negociatave të Shqipërisë në veçanti.

Macron tha se arsyeja kryesore ishte emigracioni i paligjshëm dhe numri i shumtë i azilantëve, ndërsa tha se duhet një reformism.

Presidenti francez pranoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime dhe vlerësoi punën e kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev, port ah se ky vendim vjen pasi BE ka nevojë për progres në vendet e veta pastaj të bëjë përpjekje për zgjerim.

“Patjetër që Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres në vendet tona pastaj të bëjmë përpjekjet për zgjerim. Le të mos gabojmë, moment që hapen negociatat ka një sërë çështjesh të tjera që duhen plotësuar”, theksoi Macron.

Pjesë nga fjala e Macron:

Pikë së pari për Shqipërinë, është e vështirë t’ju shpjegojmë francezëve se do t’ju hapim negociatave duke qenë se konsiderohet si një vend i sigurtë i azilkërkuesve me të cilët kemi problem. Nuk mund të bëjmë gjëra për tu kuptuar nga francezët janë të pamundura.

Çështja e emigrimit nuk është vetëm fenomen që vjen vetëm nga Shqipëria. Janë problem të cilat duhen rregulluar. Ka disa kushte të cilat nuk plotësohen, duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë e që duhet të zgjidhet por kjo nuk është arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës.

Sa i përket çështjes së zgjerimit diskutuam shumë dje me kolegët, kam bërë thirrje për koherencë. Nëse nuk ka funksionuar si duhet, vitet e ardhshme duhet të punojmë më tej për t’ju hapur dyert vendeve që aspirojnë. Duhet të ketë një koordinim.

Nuk është momenti i duhur për integrim të mëtejshëm, na duhet më shumë fuqi, koherencë, mund, solidaritet në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord. Duhet të jemi të hapur edhe ndaj disa diskutimeve lidhur me zgjerimin, por patjetër që ne na duhet një reformim që t’ju largohemi diferencave të viteve të mëparshme. Ka pasur disa vende të cilat ishin kundër hapjes së negociatave. Janë vënë në pah përpjeket e dy vendeve.

Patjetër që Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres në vendet tona pastaj të bëjmë përpjekjet për zgjerim. Le të mos gabojmë, moment që hapen negociatat ka një sërë çështjesh të tjera që duhen plotësuar. Duhet të jemi më efikas dhe të unifikojmë qëndrimet tona që ti ndihmojmë popujt e këtyre dy vendeve pasi nuk është vetëm çështja e hapjes së negociatave dhe dritës jeshile.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016555070877075
array(1) { ["section"]=> string(140) "jo-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-macron-rendit-arsyet-s-eshte-momenti-i-duhur-per-integrim-rama-dhe-zaev-e-bene-punen-e-tyre-182597" }