JO “shaka” me vettingun e pasurinë e zyrtarëve të lartë, ja çfarë kanë bërë ndërkombëtarët në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 07-04-2018 JO “shaka” me vettingun e pasurinë e zyrtarëve të lartë, ja çfarë kanë bërë ndërkombëtarët në Shqipëri Zyrtaret e trajnuar

Ndërkombëtarët nuk e kanë marrë me “shaka” vettingun, apo pasuritë e paligjshme të zyrtarëve të lartë të administratës.

Nën mbikqyrjen, financimin dhe kujdesin e Bashkimit Evropian dhe zyrës së Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, 45 përfaqësues të Prokurorisë, të Drejtorive të Policisë dhe Drejtorisë së Pastrimit të Parave, u trajnuan, duke përmendur raste specifike dhe hipotetike të qarkullimit të parave të pista në Shqipëri.

Trajnimi përfshiu zyrtarë nga Kukësi, Tropoja, Shkodra, Puka, Lezha dhe Dibra, dhe u mbajt për dy ditë në qytetin e Shkodrës, larg syrit dhe vëmendjes së medias, për shkak të sensitivitetit të rasteve që janë marrë në shqyrtim, raporton neësbomb.al.

Dhe trajnimi për raste specifike, nga specialistët që vijnë nga organizatat ndërkombëtare, do të përkthehet në realitet, pas marrjes së informacionit sesi trajtohen këto raste edhe në vendet evropiane.

“Gjatë trajnimit, zyrtarët morën informacione në sekuestrimin, konfiskimin, matjen e aseteve që vijnë nga krimi, në raste hipotetike. Ky është trajnimi I dytë në vazhdën e një serie trajnimesh që kanë si qëllim rritjen e sekuestrimit të pasurive të krimit dhe zhvillimin e kapaciteteve të drejtësisë në Shqipëri, duke siguruar edhe përvojën evropiane në këtë fushë” thuhet në njoftimin për shtyp, raporton neësbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, ndërron jetë DOKTORI i njohur
E rëndë në Peshkopi, 3 vëllezër qëllojnë me armë një 23-vjeçar, i plagosuri në gjendje të rëndë te Trauma (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011038064956665
array(1) { ["section"]=> string(106) "jo-shaka-me-vettingun-e-pasurine-e-zyrtareve-te-larte-ja-cfare-kane-bere-nderkombetaret-ne-shqiperi-116016" }