SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi, por tani po përballet edhe me një problem tjetër, tornadot.
Nga Teksasi në Karolinën e Jugut, raportohen të paktën 40 tornado të shtrira në më shumë se 1200 milje, duke vrarë 32 njerëz.
Të dhwnat e radarit të shërbimit metereologjik treguan se disa tornado zgjatën më shumë se 1 orë.
Stuhitë e fuqishme kanë shkatërruar mijëra ndërtesa, duke lënë të pastrehë dhjetra mijëra banorë, në një kohë kur rreziku nga infektimi me COVID-19 është shumë i madh.
Zyrtarët e urgjencës u thanë banorëve se strehimi nga stuhitë merr përparësi mbi udhëzimet për distancë sociale në vend, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Agjensia e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit theksoi se njerëzit duhet të kenë një vend të sigurt për të shkuar, dhe nëse kjo është një strehë publike, të vazhdojnë të praktikojnë distancën sociale.
Janë krijuar linja telefonike për të gjetur strehim për ata që nuk kanë një vend të sigurt për të qëndruar