Jo vetëm Covid-19, virusi NIL, i merr jetën dy personave në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 18:07 03-08-2020 Jo vetëm Covid-19, virusi NIL, i merr jetën dy personave në Greqi Ilustruese

Duket se viti 2020 do të jetë i ‘pushtuar’ nga viruset.

Koronavirusi prej 6 muajsh ka pushtruar botën, ndërsa tani si duket virusi Nil është rishfaqur.

Mediat greke bëjnë me dije se një grua ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte infektuar me virusin Nil, në Seres.

Personi në fjalë ishte diagnostifikuar një javë më parë.

Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani janë infektuar 3 persona, ndërsa kanë humbur jetën 2 prej tyre.

Kujtojmë që pak ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar se “Virusi i Nilit perëndimor”, është shfaqur në Ballkan dhe për këtë arsye iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010222196578979
array(1) { ["section"]=> string(70) "jo-vetem-covid-19-virusi-nil-i-merr-jeten-dy-personave-ne-greqi-215963" }