Jo vetëm futboll, spektakël i vërtetë në ndeshjen me Francën. Zbulohen emrat e famshëm që do këndojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:28 15-11-2019 Jo vetëm futboll, spektakël i vërtetë në ndeshjen me Francën. Zbulohen emrat e famshëm që do këndojnë

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Burime për Anabel zbulojnë se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit.

Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” pa Elvana Gjatën.

Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.

Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.

Ceremonia e përurimit të stadiumit Arena Kombëtare fillon të dielën, në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11 i pallatit: Britmat e saj shokojnë banorët (Foto)
100 vjetori i parlamentarizmit, Bamir Topi: Në politikën shqiptare mbizotëron interesi personal mbi atë publik »
Article Logic
Execution time: 0.012161016464233
array(1) { ["section"]=> string(106) "jo-vetem-futboll-spektakel-i-vertete-ne-ndeshjen-me-francen-zbulohen-emrat-e-famshem-qe-do-kendojne-186030" }