Jo vetëm LSI, një tjetër parti aleate e Bashës dorëzon kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit

Publikuar tek: politike, më 11:15 05-08-2019 Jo vetëm LSI, një tjetër parti aleate e Bashës dorëzon kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit

Menjëherë pas LSI-së edhe Partia Republikane ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit

Mësohet se PR, e drejtuar nga Fatmir Mediu ka vendosur të hyjë në zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

Mediu ka deklaruar më parë se e njeh dekretin e Metës dhe do të futet në zgjedhje sado parti të regjistrohen.

3 ditë më parë Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe Monika Kryemadhi e LSI, i bënë kërkesë KQZ për nisjen e proceduarve për zgjedhje të reja.

Ata kërkonin respektimin dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 Qershorit dhe caktimin e datës së re, të 13 Tetorit, por mbledhja dështoi për shkak të mungesës së 4 anëtarëve të PS-së.

auto_WhatsApp_Image_2019-08-05_at_10.59.42_21564995773.jpeg

auto_WhatsApp_Image_2019-08-05_at_10.59.421564995774.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018661022186279
array(1) { ["section"]=> string(110) "jo-vetem-lsi-nje-tjeter-parti-aleate-e-bashes-dorezon-kerkesen-per-regjistrim-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-174381" }