Jo vetëm në Turqi, fushata e Erdogan mbërrin në Ballkan

Publikuar tek: bota, më 18:09 18-05-2018 Jo vetëm në Turqi, fushata e Erdogan mbërrin në Ballkan Rexhep Tayip Erdogan

Zgjedhjet presidenciale të Rexhep Tayip Erdogan duket se nuk do të mjaftohen vetëm në Turqi, por ato do të shpërndahen edhe nëpër vendet ku jetojnë turq në Europë e kryesisht në Ballkan.

Më 20 maj Erdogan pritet të zhvillojë Asamblenë e Unionit të Demokratëve turq në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, ndërsa paramendohet të marrin pjesë rreth 20 mijë shtetas turq.

Vetë kryetari i këtij unioni, Zafer Sarikaya ka deklaruar se UETD, e cilësuar si krahu i djathtë në Europë i partisë turke në pushtet ka në përbërje të saj anëtarë nga 17 vende të kontinentit.

Sarikaya ka theksuar se qytetarët turq të Europës do të nisen drejt Sarajevës me autobuzë, ndërkohë që këtyre të fundit paramendohet t'u jepet e drejta e votës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089511871337891
array(1) { ["section"]=> string(61) "jo-vetem-ne-turqi-fushata-e-erdogan-mberrin-ne-ballkan-121275" }