Jo vetëm Rama, një tjetër shqiptar ‘ENIGMATIK’ takoi Markun e Facebook në darkën e konferencës së Mynihut (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:45 16-02-2020 Jo vetëm Rama, një tjetër shqiptar ‘ENIGMATIK’ takoi Markun e Facebook në darkën e konferencës së Mynihut (FOTO)

Të gjithë pamë dy ditë më parë fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama me themeluesin e ‘Facebook’ Mark Zuckengberg, në konferencën e Mynihut.

Më shumë sesa shkruante kryeministri flisnin fotot ndërkohë që në rrjet shpërthyen akuzat se tashmë do të vendoste një lloj diktature edhe në facebook shefi I qeverisë shqiptare, raporton newsbomb.al.

Por ka pritur veçse dy ditë, Dorian Duçka për të publikuar fotot e tij me Mark Zuckenberg në të njëjtën darkë të konferencës së Mynihut.

‘Një mendje brilante. Gjigandi i rrjetit social me një shqiptar të thjeshtë’, shkruan Duçka.

Ky I fundit më parë ka mbajtur detyrën e zv.ministrit të energjetikës në vitet 2013-2015. Pas kësaj kohe, ai është angazhuar në fushën e biznesit ndërkombëtar, por nuk ka përfaqsuar interesa shqiptare.

Një ndër ‘tërheqjet e vëmendjes’ për emrin e tij është mbledhja vjetore e komisionit trilateral mbajtur në Paris vitin e kaluar, ku Dorian Duçka, ishte shqiptari I parë I ftuar në këtë mbledhje. Ky komision është krijuar nga David Rockefeller në korrik 1973 dhe fusha e veprimit të tij është Amerika e Veriut, Evropja juglindore dhe Japonia. Një shqiptar si Ducka u prezantua për herë të parë në këtë takim. Trilateral Commision është një trupë që përfshin personalitete të elitës bankare, të elitës diplomatike, të shërbimeve të inteligjencës dhe elitës ushtarake, raporton newsbomb.al.

Screenshot_6_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088598728179932
array(1) { ["section"]=> string(114) "jo-vetem-rama-nje-tjeter-shqiptar-enigmatik-takoi-markun-e-facebook-ne-darken-e-konferences-se-mynihut-foto-195375" }