Jo vetëm u lirua nga burgu por edhe do të paguhet, zbardhet kontrata e punësimit të kreut të bandës së Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:19 14-01-2020 Jo vetëm u lirua nga burgu por edhe do të paguhet, zbardhet kontrata e punësimit të kreut të bandës së Durrësit

Pas lirimit nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, atij i është siguruar edhe një kontratë punësimi.

Kontrata e punësimit Dokles i është premtuar nga kompania “Mato Construction”, sipas news 24. Mësohet se kjo kompani do ta punësojë ish-kreun e bandës me 8 orë në ditë ose 40 orë në javë.

Fillimisht ai do të jetë në një periudhë prove për 3 muaj dhe më pas do të punësohet me kontratë e cila do ti rinovohet për një afat 1 vjeçar. Pagesa mujore do të jetë 350 mijë leke, gjithashtu atij do ti paguhen edhe sigurimet shoqërore.

Dokle ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg. Ai ka tentuar të vrasë edhe Lulzim Berishën, që njihet edhe si truri i bandës së Durrësit. 

Mësohet se ka qenë i vetmi anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës bën me dije se do e apelojë vendimin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074758529663086
array(1) { ["section"]=> string(117) "jo-vetem-u-lirua-nga-burgu-por-edhe-do-te-paguhet-zbardhet-kontrata-e-punesimit-te-kreut-te-bandes-se-durresit-192046" }