Jo vetëm urime! Joe Biden merr kërkesa të 'çuditshme' nga shtetet aleate dhe armike të SHBA-së

Publikuar tek: bota, më 23:57 20-01-2021 Jo vetëm urime! Joe Biden merr kërkesa të 'çuditshme' nga shtetet aleate dhe armike të SHBA-së Joe Biden

Me të marrë postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në drejtim të Joe Biden nuk kanë mbërritur vetëm urime, por edhe kërkesa.  

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi presidentit Biden që të “forcojë” aleancën e kahershme midis dy vendeve dhe se kjo është e nevojshme edhe për t’u përballë me kërcënimin që paraqet Irani.

Ndërkaq zëdhënësi i grupit islamik palestinez të Hamasit, Faëzi Barhoum ka thënë se Biden duhet të ndryshojë rrjedhën e politikave të gabuara dhe të padrejta kundër popullit palestinez dhe të vendosë bazat e sigurisë në rajon.

Kërkesa që vijnë vetëm pak minuta pasi Biden mori detyrën. Më parë mbështetjen e SHBA e kërkoi udhëheqësi i fundit i BRSS, Mikhail Gorbaçov.

Ai bëri thirrje sot pas Inaugurimit të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të “normalizuar marrëdhëniet” midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel e Hillary Clinton urojnë Biden, Vuçiç e fton në Serbi
»
Article Logic
Execution time: 0.011848211288452
array(1) { ["section"]=> string(98) "jo-vetem-urime-joe-biden-merr-kerkesa-te-cuditshme-nga-shtetet-aleate-dhe-armike-te-shba-se-235779" }