Joe Biden betohet me dorën mbi Biblën qindra-vjeçare të familjes së tij, është zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA (VIDEO-LIVE)

Publikuar tek: bota, më 17:52 20-01-2021 Joe Biden betohet me dorën mbi Biblën qindra-vjeçare të familjes së tij, është zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA (VIDEO-LIVE) Joe Biden betohet si President i SHBA

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

Gjatë ceremonisë së inagurimit Biden ishte i shpqëruar nga zonja e parë e Amerikës, bashkëshortja e tij Jill Biden. Joe Biden gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falenderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë.

‘’Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’

Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence, teksa kanë performuar me muzikë këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis ceremonia e inagurimit në Kapitol, Joe Biden do të betohet si president i SHBA-ve, do të betohet dhe Kamala Harris si zëvendësja e tij
Joe Biden mban fjalimin e parë si President i SHBA: Themelet e vendit u goditën nga dhuna, por sot mbizotëron Demokracia! Do bashkojmë popullin dhe gjithë Amerikën (LIVE) »
Article Logic
Execution time: 0.011554956436157
array(1) { ["section"]=> string(136) "joe-biden-betohet-me-doren-mbi-biblen-qindra-vjecare-te-familjes-se-tij-eshte-zyrtarisht-presidenti-i-46-te-i-amerikes-video-live-235738" }