Joe Biden i befason të gjithë, i beson postin e rëndësishëm transgjinores

Publikuar tek: bota, më 20:29 19-01-2021 Joe Biden i befason të gjithë, i beson postin e rëndësishëm transgjinores Rachel Levine

Pasi fitoi votëbesimin e popullit, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është gati për të bërë historinë në krye të shtetit amerikan.  

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, Biden i ka besuar një post të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë një mjekeje të njohur transgjinore.

Bëhet fjalë për Rachel Levine, të cilët i është premtuar është posti i ndihmës sekretares së shëndetësisë nëse emërimi i saj konfirmohet nga Senati i SHBA-së duke u bërë zyrtari i parë transgjinor i konfirmuar.

“Dr Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshme, thelbësore dhe ne kemi nevojë për t’i sjellë njerëzit përmes kësaj pandemie pa marrë parasysh kodin e tyre postar, racën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor, ose aftësinë e kufizuar dhe për të përmbushur nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë moment kritik dhe më gjerë,” tha ai.

Kjo është lëvizja e dytë e bujshme e Joe Biden nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Pasi i besoi postin e zëvendës presidentit politikanes me ngjyrë, Kamala Harris, Levine shihet si lëvizja e radhës e bujshme në kabinetin e Biden.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ari i bardhë”, si femrat australiane fitojnë mbi 500 dollarë në ditë duke shitur qumështin e gjirit
»
Article Logic
Execution time: 0.013127088546753
array(1) { ["section"]=> string(79) "joe-biden-i-befason-te-gjithe-i-beson-postin-e-rendesishem-transgjinores-235635" }