Joe Biden ka firmosur një tjetër urdhër ekzekutiv lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit.
Administrata e tij ka menduar që të rikthejë karantinën dhe testin për këdo që hyn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë është marrë vendimi që të mbahen maskat me detyrim në 100 ditët e ardhshme, në shumicën e ambienteve të mbyllura.
Lajmin e bëri me dije vetë ai gjatë një komunikimi ditën e sotme për qytetarët amerikanë.