Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka zgjedhur pjesëtarët të cilët do jenë pjesë e kabinetit gjatë mandatit të tij në krye të “Shtëpisë së Bardhë”.
Pozicioni që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit është ai i Sekretarit të Shtetit, të cilin Biden ia ka besuar diplomatit amerikan Antoni Blinken.
Blinken është një emër i njohur për politikën amerikane pasi ka shërbyer si zëvendës sekretar dhe si zëvendës këshilltar i Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obama-s.
Pozicioni i Sekretarit të Sigurisë Kombëtare i është caktuar Alejandro Mayorkas, i cili e ka mbajtur këtë post edhe gjatë viteve 2013 deri në 2016.
Gjithashtu, demokrati bëri me dije se ish-Sekratri i Shtetit John Kerry, do të mbajë pozicionin si i dërguari special për çështjen e klimës në Këshillin Kombëtarë për Sigurinë, hera e parë që dikush emërohet në këtë post.
Ndërkohë, Avril Haines, ish-drejtoresha e CIA-s është caktuar si liderja për Inteligjencën Kombëtare dhe do jetë femra e parë që do të mbajë këtë post.
Gjithashtu, Jake Sullivan do të shërbejë si këshilltari i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ambasadorja Amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield do të emërohet Linda Thomas-Greenfield.