Joe Biden nuk kandidon për president, i hap rrugën Hillary Clinton

Publikuar tek: bota, më 18:12 21-10-2015 Joe Biden nuk kandidon për president, i hap rrugën Hillary Clinton

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar sot nga Shtëpia e Bardhë se nuk do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Prej muajsh pritej një konfirmim apo mohim i Biden për këtë çështje, ndërsa shumë demokratë e kanë kërkuar kandidimin e tij si një alternativë përballë demokrates tjetër, Hillary Clinton.

Megjithatë, deklarata e Biden i ka dhënë fund çdo hamendësimi dhe tashmë Clinton nuk ka rivalë në garën për të qenë ajo kandidatja zyrtare e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010601043701172
array(1) { ["section"]=> string(71) "joe-biden-nuk-kandidon-per-president-i-hap-rrugen-hillary-clinton-23661" }