Joe Biden: Obama më mbështeti financiarisht kur djali po kurohej nga kanceri

Publikuar tek: bota, më 09:02 13-01-2016 Joe Biden: Obama më mbështeti financiarisht kur djali po kurohej nga kanceri

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha gjatë një interviste për CNN se Presidenti Barack Obama i ofroi mbështetje financiare gjatë periudhës kur djali i tij kurohej nga sëmundja e kancerit.

Biden tregoi se Obama ishte shumë i shqetësuar dhe i përfshirë emocionalisht teksa Beau luftonte me kancerin. Zv.presidenti tha se me Obamën u afrua shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“I thashë se do më duhet të shes shtëpinë për të mbuluar shpenzimet për djalin”, tha Biden por Obama e kundërshtoi menjëherë duke i thënë “Mos e shit shtëpinë. Më premto që nuk do ta shesësh. Do të t’i jap unë paratë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026880979537964
array(1) { ["section"]=> string(81) "joe-biden-obama-me-mbeshteti-financiarisht-kur-djali-po-kurohej-nga-kanceri-29858" }