Joe Biden për Putin: Largohu nga Ukraina

Publikuar tek: bota, më 15:16 09-02-2015 Joe Biden për Putin: Largohu nga Ukraina

Zëvëndës Presidenti i SH.B.A Joe Biden, i është drejtuar Putinit me fjalë të ashpra duke thënë se ai duhet të largohet nga Ukraina ose do të përballet me izolim të vazhdueshëm dhe rritjen e kostos ekonomike në vend.

Komentet e Biden vinjë në një kohë kur dhuna është rritur ndjeshëm në Ukrainë me të paktën 224 të vrarë në tre javët e fundit.

“Duhet të gjykojmë çdo marrëveshje të ardhshme me Rusinë nga veprimet që Rusia mer në teren, jo nga letrat që ata nënshkruajnë”, tha Biden gjatë Konferencës së Sigurisë të Mynihut në Gjermani.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Ukrainën me asistencë për sigurinë, jo për të nxitur luftën, port ë lejojmë Ukrainën të mbrojë veten”, tha Biden.

Ai tha se Presidenti Putin duhet ët bëjë një zgjidhje të thjeshtë, të largohet nga Ukraina ose të përballet me izolim të vazhdueshëm të vendit të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019093990325928
array(1) { ["section"]=> string(44) "joe-biden-per-putin-largohu-nga-ukraina-2846" }