Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren, kujton të birin që i vdiq nga kanceri (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:35 21-11-2020 Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren, kujton të birin që i vdiq nga kanceri (VIDEO) Joe Biden i perlotur

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden është përlotur gjatë një takimi virtual me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet ku trajtohen të infektuarit me COVID.

Teksa dëgjonte rrëfimin e infermieres Mary Turner, Biden është shfaqur i përlotur, ndërsa më pas ka marrë fjalën dhe i tha infermieres se e ka emocionuar, duke treguar se kaloi disa muaj në njësitë e Kujdesit Intensiv, kur djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit.

Infermierja Turner foli në lidhje me ankthin e infermierëve pasi rastet e infektimeve po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i fundit i Oksfordit zbulon se sa muaj kanë imunitet pacientët e shëruar nga COVID-19
Ekzekutohet në banesën e tij 45-vjeçari shqiptar në Ekuador (JA SI HYNË AUTORËT NË SHTËPINË E TIJ-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011656045913696
array(1) { ["section"]=> string(98) "joe-biden-perlotet-gjate-bisedes-me-infermieren-kujton-te-birin-qe-i-vdiq-nga-kanceri-video-228595" }