John Kerry: Europa kërcënohet nga autoritarizmi… Sulmon edhe Matteo Renzin?

Publikuar tek: bota, më 15:53 08-12-2016 John Kerry: Europa kërcënohet nga autoritarizmi… Sulmon edhe Matteo Renzin?

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi homologët e tij evropianë për rreziqet e rritjes së autoritarizmit në Evropë dhe në mbarë botën. Ai i bëri komentet sot në Hamburg, përpara Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se rritja e të menduarit autoritar shoqërohet me probleme në të drejtat e njeriut, kufizime mbi median e pavarur dhe me shtimin e akteve të intolerancës e të krimeve të urrejtjes.

Kerry tha se autoritarizmi përfaqëson një largim nga parimet demokratike, nga transparenca dhe nga liria.

"Ne të gjithë e shohim se çfarë po ndodh: Rritje e korrupsionit në shumë vende, autoritarizëm në rritje, përpjekje të disa udhëheqësve për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që të konsolidojnë pushtetin, përhapje e lajmeve të rreme përmes platformave të reja të medias, marrja në mbrojtje e torturës në qarqe të caktuara. Më lejoni ta them qartë: Fanatizmi, shtypja dhe lufta kundër mendimit ndryshe nuk mund të jetë normalja e re për asnjërin prej nesh. Çdo goditje që u jepet themeleve të lirisë është në fakt një gur i shëmtuar në rrugën drejt tiranisë”, raporton Voa.

Deklarata e Kerryt vjen vetëm pak ditë pasi ish-kryeministri Italian Matteo Renzi humbi në referendumin për ndryshimet kushtetuese që i jepnin atij më shumë pushtet, duke ia hequr atë Senatit.

Megjithatë duhet thënë se marrëdhëniet e Renzit me administratën Obama dhe veçanërisht presidentin në ikje të SHBA-së kanë qenë pozitive dhe nuk janë shoqëruar me përplasje.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26038789749146
array(1) { ["section"]=> string(78) "john-kerry-europa-kercenohet-nga-autoritarizmi-sulmon-edhe-matteo-renzin-62025" }