John Kerry, javën e ardhshme në Moskë

Publikuar tek: bota, më 23:30 15-03-2016 John Kerry, javën e ardhshme në Moskë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se do të shkojë javën e ardhshme në Moskë, për të biseduar me presidentin Vladimir Putin lidhur me tërheqjen e trupave ruse nga Siria dhe për perspektivën e paqes në vendin e shkatërruar nga luftimet.

Sekretari Kerry tha se do të bisedonte me zotin Putin dhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov “se si mund të çohet përpara procesi politik”.

Por kryediplomati amerikan paralajmëroi se “paqja afatgjatë do të jetë e pamundur të arrihet pa një tranzicion të vërtetë politik”, larg regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, i cili ka bërë rezistencë për t’u larguar nga pushteti, Voa.

Lajmi për vizitën e zotit Kerry në Moskë erdhi  ndërsa bisedimet e paqes për Sirinë vazhduan për të dytën ditë në Gjenevë dhe ushtarakët e parë rusë u kthyen nga Siria. Ata u pritën me brohoritje nga turmat e njerëzve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ”Anonymous” i shpall luftë totale Donald Trump-it
Momenti i shpërthimit të autobusit në Pakistan, 16 persona të vdekur (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.024100065231323
array(1) { ["section"]=> string(42) "john-kerry-javen-e-ardhshme-ne-moske-35193" }