John Kerry: Shteti Islamik po kryen genocid në Siri dhe Irak

Publikuar tek: bota, më 14:03 17-03-2016 John Kerry: Shteti Islamik po kryen genocid në Siri dhe Irak

Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka determinuar se Shteti Islamik është duke kryer genocid kundër pakicave krishtere dhe të tjera, në Siri dhe Irak, sipas zyrtarëve amerikanë.

Por kjo gjë nuk do të detyrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin veprime të tjera kundër militantëve dhe nuk paragjykon asnjë ndjekje penale kundër anëtarëve të saj, tha një zyrtar i lartë në kushtet e anonimatit për AP.

Mes viktimave të genocidit nga militantët e ISIS, janë pakica të krishtere, jazidë dhe grupe shiite. Kongresi amerikan miratoi një rezolutë me 393 vota pro dhe asnjë kundër që i dënon mizoritë e ISIS si genocid.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europa Lindore vazhdon me kursin kundër refugjatëve
Vendos të festojë ditëlindjen te e dashura në Itali, arrestohet shqiptari »
Article Logic
Execution time: 0.0093350410461426
array(1) { ["section"]=> string(65) "john-kerry-shteti-islamik-po-kryen-genocid-ne-siri-dhe-irak-35338" }