Joleza Koka nga Amerika sulmon Elisa Spiropalin: I le zyrat e shtetit njësoj si Berisha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:30 28-10-2016 Joleza Koka nga Amerika sulmon Elisa Spiropalin: I le zyrat e shtetit njësoj si Berisha

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka sulmuar zëdhënësen e Partisë Socialiste, Elisa Spiropalin, dhe duket se konflikti buron pikërisht te forumi rinor i kësaj partie.

Koka drejtoi FRESSH-in pas largimit të Spiropalit, e cila mori drejtimin e Doganve, dhe sipas saj nuk ka gjetur nga zëdhënsja e PS asnjë listë anëtarësie dhe zyra ishte e boshatisur. Joleza Koka, që ndodhet aktualisht në SHBA, thumbon Spiropalin edhe për punën e saj në krye të doganve, kur shkruan: “Sa e paimagjinueshme është t’i lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje”.

Postimi i Joleza Kokës:

Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë.

I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.

Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.

Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022597074508667
array(1) { ["section"]=> string(92) "joleza-koka-nga-amerika-sulmon-elisa-spiropalin-i-le-zyrat-e-shtetit-njesoj-si-berisha-57714" }