Joleza Koka sqaron çdo keqkuptim: Nuk thashë isha, por ishim në të njëjtën hapësirë

Publikuar tek: politike, më 23:12 12-02-2016 Joleza Koka sqaron çdo keqkuptim: Nuk thashë isha, por ishim në të njëjtën hapësirë

“Jam ende me veshjen e mbrëmjes së djeshme, kur kishim një festë në lokalin që përmenda, ku ishte edhe ministri Klosi. Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime, që është në të njëjtin pallat me ministrin Tahiri, e në fakt vura re se rojet ishin ende poshtë”...



Kjo është ajo çfarë deklarohet në videon, e cila që prej së dielës po bën xhiron e rrjeteve sociale. Protagonistja e saj, kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka shpjeguar fjalimin, që tërhoqi vëmendjen e publikut, e madje edhe të ministrit Saimir Tahiri, i cili nuk e ka fshehur habinë në takimin e radhës të anëtarësimeve të reja në PS.

“Nuk thashë isha, por ishim në të njëjtën hapësirë, njësoj siç koinçidoi që ishim në të njëjtën zonë me ministrin tjetër. Mesazhi im ishte ky: Jemi një vend aq i vogël, saqë na jepet mundësia që edhe me këto personazhe që ne i shohim në distancë, të shkëmbehemi në përditshmëri”, tha Joleza Koka gjatë emisionit.

“Mua më bezdis ministri, jo më ta kem idhull. Po ai i FRESSH-it në Skrapar që nuk e ka pranë atë, si duhet ta zgjidhë problemin?”, tha një prej të ftuarve në emisionin e moderatores Jonida Shehu.

“Duhet të jetë vetvetja, pse duhet të ketë idhull ministrin?”, replikoi kryetarja e FRESSH-it.

“Duhet të zbresë te Blloku?”, vijoi më tej debatin i ftuari.

Kur bëhet fjalë për punë, Joleza ka shpjeguar se nuk e ka problem të shkojë me veshjen e PUB-it, ku ka festuar një natë më parë.

“Ishte ditë e diel dhe mesazhi ishte që ne, të rinjtë e forumit, dimë të festojmë por ama edhe të punojmë”, deklaroi Joleza Koka.

E ndërsa për ndonjërin Joleza Koka njihej si kryetarja e FRESSH-it, për shumëkënd ajo ishte thjesht një emër i panjohur. Ndaj thotë se, i është mirënjohëse videos, që e bëri atë të famshme.

“Ndoshta nuk më kanë njohur më parë dhe një punë të mirë bëri edhe kjo video”, përfundon kryetarja e FRESSH-it.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094108581542969
array(1) { ["section"]=> string(87) "joleza-koka-sqaron-cdo-keqkuptim-nuk-thashe-isha-por-ishim-ne-te-njejten-hapesire-32436" }