Jonida Shehu: Përndjekësin e kisha pas në çdo hap, më kërkonte llogari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 28-03-2015 Jonida Shehu: Përndjekësin e kisha pas në çdo hap, më kërkonte llogari Jonida Shehu

Gazetarja Jonida Shehu ka rrëfyer sot për Gazetën Shqiptare dhe Panoramën përndjekjen e saj nga 33-vjeçari Saimir Qefalia, i cili është arrestuar pas denoncimit të saj. Shehu tregon se e kishte pas në çdo hap dhe se ai e përndiqte në mënyrë sistematike. Por gazetarja, duke e parë në një gjendje të mjerueshme dhe të ç’ekuilibruar sipas saj, ka dashur ta ndihmojë duke tentuar edhe ta lidhë me një mjek për t’u kuruar gjatë këtyre 2 vjet e gjysmë.

‘’Ka pothuajse dy vite e gjysmë që ai më përndiqte në mënyrë sistematike, çdo ditë, nga mëngjesi në darkë dhe kudo ku kam qenë. Në rrugë, kafe, supermarket, punë etj. Aq prezent u bë në përditshmërinë time sa kur punoja te ‘’Ora Neës’’ vinte e rrinte aty dhe kërkonte të takohej. Nuk dilja kurrë kuptohej, por ky person u kthye në një hije. Nuk di ç’të them ç’ka hequr recepsionistja e televizionit ku punoja. Apo kur priste në ndonjë dyqan ku kaloja rastësisht, jashtë derës. E pyeste shitësi nëse kërkonte njeri: ‘’Po pres Jonidën’’…hije e vertëtë.’’, tregon gazetarja.

Ajo thotë se përndjekja vazhdoi edhe gjatë kohës që kalonte me partnerin e saj në ambjente publike. “Kishte filluar e më përndiqte edhe në kafet që frekuentonim unë dhe partneri im, me të cilin bashkëjetoj’’, vazhdon të tregojë Shehu.

Sipas gazetares, Saimir Qefalia kishte arritur deri në atë pikë sa i kërkonte edhe llogari kur e kishte parë me partnerin. ‘’Jo, përkundrazi më kërkonte edhe llogari. Kur I thashë që kam që jetë private me partnerin tim, arriti deri aty sa nuk e besonte…Kjo ishte e pamenaxhueshme më nha ana ime sepse po shpenzoja energji kot më kot ndaj vendosa t’ia kaloj drejtësisë këtë çështje. S’kam kohë të merrem me një njeri, që me sa duket fiksimin e paska sindromë’’, thekson gazetarja.

Shehu shton se në një moment ai vendosi të tërhiqej nga përndjekja por fillonte përsëri. ‘’Sigurisht bezidisje, dukej realisht shumë hallexhi, prandaj edhe unë e gjata aq shumë, duke menduar se një ditë do i kalojë. Ai thjesht jeton në një botë paralele, ndaj erdhi moment që nuk dija çfarë vendimi të merrja. E kam menduar 100 herë para denoncimit, madje ra dakord në një moment që do tërhiqej, por fillonte përsëri’’, përfundon gazetarja Jonida Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votimi për "Belgjikën"/ Frroku merr leje nga Prokuroria, flet sot në Kuvend
Ambasadorja belge Calster: Frroku është para drejtësisë, po e monitorojmë »
Article Logic
Execution time: 0.012589931488037
array(1) { ["section"]=> string(73) "jonida-shehu-perndjekesin-e-kisha-pas-ne-cdo-hap-me-kerkonte-llogari-7168" }