Jonida Vokshi tregon sesi i priti familja e saj thashethemet për lidhjen me Capital T

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:00 16-01-2017

E ftuar në emisionin “Tek Unë", në InTv, aktorja e moderatorja Jonida Vokshi ka vendosur të flas për jetën e saj private.

Pasi portalet online shkruajtën për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Capital T, vet Jonida ka treguar:

“E vetmja gjë që më shqetësoi nga të gjitha lajmet që u publikuan, ishte fakti që media për herë të parë ndërhyri në jetën time private. Unë nuk isha përfolur më parë në këtë aspekt dhe kjo gjë më bezdisi. Lajmet dolen sepse fotot që unë dhe Capitali publikuam përkuan me të njëjtin vend, por jo me të njëjtën kohë. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që janë shkruar.”

E pyetur nga Arjola sesi familja e saj i priti të gjitha këto lajme, Jonida tregon:

“Ata nuk u shqtësuan aspak, sepse kam krijuar një marrëdhënie të tillë me ta, që ata dinë gjithccka ccfarë ndodh në jetën time.   Unë jam shumë e hapur me familjen time, kështu që tek ata nuk ndikuan të gjithë thashethemet e publikuara”, përfundon Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034507989883423
array(1) { ["section"]=> string(91) "jonida-vokshi-tregon-sesi-i-priti-familja-e-saj-thashethemet-per-lidhjen-me-capital-t-65677" }