Jordania i kundërpërgjigjet ISIS-it, var dy militantë irakianë pas djegies së pilotit

Publikuar tek: bota, më 10:47 04-02-2015 Jordania i kundërpërgjigjet ISIS-it, var dy militantë irakianë pas djegies së pilotit Piloti jordanez i djegur nga ISIS-i

Jordania  ka ekzekutuar me varje dy xhihadistë irakianë, nga të cilët një militante femër, në kundërpërgjigje ndaj videos së ISIS-it, ku shfaqet piloti jordanez  Moaz al-Kassabeh i djegur për së gjalli nga grupi ekstremist.

Jordania, e cila është pjesë e aleancës së udhëhequr nga Amerika kundër Shtetit Islamik, kishte premtuar një “kundërpërgjigje tronditëse” për vrasjen e pilotit të saj, i cili ishte marrë peng në dhjetor, kur avioni i tij F-16 u rrëzua në verilindje të Sirisë.

Shteti Islamik kishte kërkuar lirimin e kamikazes Sajida al-Rishaëit në këmbin të pengut japonez Kenji Goto , i cili më pas u ekzekutua me prerje koke. E dënuar me vdekje në vitin 2005 për rolin e saj në një sulm vetëvrasës me bombë në Amman, Rishaëi u ekzekutua në mëngjes.

Autoritetet kanë ekzekutuar gjithashtu një të burgosur të lartë të Al Kaedës, një irakian që ishte dënuar me vdekje në vitin 2008.

Të burgosurit u ekzekutuan në burgun Sëaqa, rreth 70 km në jug të kryeqytetit Amman. “Ata ishin tepër të qetë dhe nuk shfaqën asnjë emocion, thjesht u lutën”, tha një burim për  “Reuters” .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025647878646851
array(1) { ["section"]=> string(89) "jordania-i-kunderpergjigjet-isis-it-var-dy-militante-irakiane-pas-djegies-se-pilotit-2282" }