Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur e bindur se partia e saj do të marrë 20 deputetë në qarkun e Tiranës.
Ajo u shpreh në Vizion Plus se Tirana do e nderojë atë si qytetare e vjetër e kryeqytetit, ndërsa shtoi se Tirana do të sjellë shpresë për të gjithë Shqipërinë.
“Tirana do të marrë 20 mandate. PS ka listë dëshirash, dëgjojnë çfarë themi ne dhe vijojnë dhe kopjojnë. Tirana do t’i prijë ndryshimit. Ka qenë bormetër në 1991, 2005 dhe 2011. Tirana do të më nderojë mua si qytetare e vjetër e Tiranës, PD-në. Tirana do të sjellë shpresë për të gjithë Shqipërinë”, tha Tabaku.