Jorida Tabaku i “numëron” të gjitha në Komisionin e Ekonomisë: Ku ka abuzuar qeveria me paratë e shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 13:04 30-10-2017 Jorida Tabaku i “numëron” të gjitha në Komisionin e Ekonomisë: Ku ka abuzuar qeveria me paratë e shqiptarëve

 Jorida Tabaku, anëtare e Komisionit të Ekonomisë, të mbajtur gjatë ditës së sotme mes debatesh dhe replikash ka renditur një sërë argumentesh se ku ka abuzuar qeveria e Ramës me fondet publike.

Të ndara në pika, Jorida Tabaku i rendit si mëposhtë:

•             Rritja e Investimeve të Huaja ka ardhur si pasojë e drejtë për drejtë e TAP dhe Devoll, megjithë ndihmën e tyre raporti i FDI me vendet e rajonit mbetet i ulët.

•             Qeveria ka akumuluar një rritje të borxhit që e ka fshehur atë duke e çuar borxhin real për vitin 2016 sa 73% e PBB-së. Vlera e borxhit llogaritet në 33.2 mld lekë (300 mln euro)

•             Treguesit e ekonomisë reale në raport me vendet e rajonit i kemi më të dobëta

•             Gjatë vitit 2016 është vërejtur një rritje e ekonomisë kriminale. Faktor kyç ka qenë mbjellja e drogës në vend dhe kriminalizimi i ekonomisë përmes futjes së parave të pista në treg.

•             KLSH ka raportuar se Dëmi Ekonomik është 820 mln euro për vitin 2016. Në total dëmi ekonomin për vitet 2014-2016 ështe 2.5 mld euro, një dëm I barabartë me buxhetin e shtetit faktit të vitit 2016.

Buxheti faktik 2016:

•             Qeveria ka grumbulluar 8.4 mld lekë më pak të ardhura për vitin 2016 nga ku kryesojnë Akciza e cila ndonëse u rrit nëvitin 2016 arkëtoi 27 mln USD më pak se sa parashikimi. Në 2016 qeveria ka mbledhur 2.8% të PBB-së për akcizën njësoj si në vitin 2013 ndonëse niveli i karburantit është rritur me 47.5 mijë ton në raport me 2013 dhe me 43 mijë ton në raport me 2015.

•             Qeveria vendosi taksën mbi primin e siguracionit (që e paguan qytetarët), taksën mbi makinat e luksit dhe ndryshoi mënyrë e llogaritjes së rentës minerare duke llogaritur mbi 1.4 mld lekë plus në buxhet. Por megjithëse rriti me 1.45 mld lekë taksa shtesë në zërin e taksave nacionale për vitin 2016 ajo grumbulloi 1.5 mld lekë më pak po tek i njëjti zë. Shembulli përkorë i eficencës në qeverisje.

•             Në total nga paketa e parë fiskale e rilindjes, viti 2014, e deri në vitin 2016 që po marrim në shqyrtim shqiptarëve u janë rritur taksat me 46.78 mld lekë (364 mln USD) progresivisht. Por megjithëse taksat janë rritur me 364 mln USD të ardhurat e Buxhetit 2016 janë vetëm 3% më të larta se sa ato të vitit 2013 në raport me PBB-në.

•             Viti 2016 ka qenë më i varfëri në shpenzime kapitale dhe infrastrukturore. Investimet e vitit 2016 shënojnë vlerën më të ulët të financuar për periudhën 2008-2016 ato janë sa 4% e PBB-së për vitin 2016 duke qenë edhe më të ulëta se sa viti 2013. Qeveria në planin e rishikuar nëpërmjet aktit të dyte normativ synonte të azhurnonte 58.6 miliardë lekë duke e shkurtuar parashikimet në lidhje me planet e fillim vitit me rreth 1.3 miliardë lekë. Por na rezulton se qeveria ka shpenzuar 3.5 mld lekë më pak për shkolla, rrugë, çerdhe, spitale, ura.

•             Të kursyer në investime për publikun dhe të pakursyer në luksin e ministrive. Qeveria ka shpenzuar në 2016 rreth 45 mln USD për rikonstruksion godinash, në një kohë ku buxheti faktik 2016 flet për krijimin e borxheve të reja.

•             Politikat e pagës në qeveri prodhuan për herë të parë në dhjetë vjet një rënie të pagës reale. INSTAT raportoi se ndryshimi i pagës reale ishte -0.4%, pra një buxhetor ka blerë më pak mallra dhe ushqime, për shkak se ato kanë qenë më të shtrenjta në krahasim me vitin 2015. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019911050796509
array(1) { ["section"]=> string(111) "jorida-tabaku-i-numeron-te-gjitha-ne-komisionin-e-ekonomise-ku-ka-abuzuar-qeveria-me-parate-e-shqiptareve-97704" }