Jorida Tabaku kënaqet nga humbja e Tiranës përballë Skënderbeut: Humbja më e ëmbël

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:29 26-04-2016 Jorida Tabaku kënaqet nga humbja e Tiranës përballë Skënderbeut: Humbja më e ëmbël

Deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, humbja e djeshme e Tiranës në sfidën përballë Skënderbeut i është dukur shumë e ëmbël.

Eshtë vetë deputetja që e komenton kështu në rrjetet sociale. Duke komentuar në statusin në facebook të zv.kryeredaktorit të Gazetës Shqiptare Tedi Blushi, i cili  parashikon se Skënderbeu do të jetë kampion për të gjashtin vit radhazi në ndeshjet e superligës, Jorida duket se e ka dëshiruar humbjen e Tiranës. “Humbja më e embël” shkruan deputetja, ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të Tiranës në stadium.

Në fakt, shumë tifozë të Tiranës kanë dashur që të fitonte Korça dhe jo Tirana në sfidën e djeshme sepse sipas tyre kjo nuk do t’i jepte mundësinë Partizanit që të ishte në krye të tabelës së klasifikimit në Superiore për këtë javë.

Reagimi i deputetes për humbjen e Tiranës është kundër objektivit dhe synimit të Klubit të Tiranës, i cili në faqen e vet zyrtare ka vendosur golin e anuluar për Tiranën, çka do të ndryshonte rezultatin e ndeshjes.

Tani që kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e kampionatit, duket se në çështjet sportive është përfshirë edhe politika.

jor.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0071308612823486
array(1) { ["section"]=> string(87) "jorida-tabaku-kenaqet-nga-humbja-e-tiranes-perballe-skenderbeut-humbja-me-e-embel-38711" }