Jorida Tabaku publikon videon: Rama i gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim, në 7 vite ka ndërtuar vetëm 22 kilometër

Publikuar tek: politike, më 10:23 13-08-2020 Jorida Tabaku publikon videon: Rama i gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim, në 7 vite ka ndërtuar vetëm 22 kilometër Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tanaku ka publikuar një video të kryeministrit Rama para se të vinte në pushtet, ku thoshte se rruga nuk është zhvillim dhe Shqipëria ishte një vend i botës së tretë që mburrej vetëm me ndërtimin e rrugëve.

Sipas Tabakut, Rama i gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim, ndërsa tani në fund të rrugës së tij ai thotë se po ndërton rrugë.

Ish-deputetja shprehet se në 7 vite në krye të qeverisjes Rama ka dnërtuar vetëm 22 kilometër rrugë, ndërsa shton se çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve", shkruan Tabaku krah videos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010117053985596
array(1) { ["section"]=> string(130) "jorida-tabaku-publikon-videon-rama-i-genjeu-shqiptaret-se-rruga-nuk-eshte-zhvillim-ne-7-vite-ka-ndertuar-vetem-22-kilometer-216977" }