Joshnin biznesmenë, rrezikojnë 9 vjet burg ish-gardianët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 10-03-2015 Joshnin biznesmenë, rrezikojnë 9 vjet burg ish-gardianët Arrestimi i Klodiana Drizës

Ish-gardianët e burgjeve Ermal Mrruku dhe Klodiana Driza rrezikojnë të kthehen në burg, por kësaj radhe si të dënuar. 28-vjeçarja, e quajtur ‘’Klodi’’ shërbente si karrem joshjeje për biznesmenë të ndryshëm, nëpërmjet të cilës Mrruku I kanoste pas lidhjes, duke u shfaqur si bashkëshorti i saj. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot  dënimin me 5 vjet e 4 muaj burgim për Ermal Mrrukun dhe 4 vjet burgim për Klodiana Drizën, të akuzuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. 

“Sipas dinamikës së hetimit, e provuar në gjykim, rezulton se kallëzuesit ishin njohur në kohë të ndryshme me të pandehurën Driza dhe krijonin lidhje intime. Por, siç u provua edhe gjatë gjykimit, në momente të caktuara, të kallëzuarve u paraqitej i pandehuri tjetër, Mrruku, i cili prezantohej si bashkëshorti i Drizës dhe u kërkonte para për faktin se e kishin ofenduar duke krijuar lidhje intime me bashkëshorten e tij.Nga gjykimi, rezultoi se të pandehurit u kanë marrë kallëzuesve, me anë të kanosjes, shuma parash, si edhe disa objekte të paluajtshme (apartamente).’’, bën me dije Prokuroria.

Gardiania e niste joshjen në një lokal, ku punonte pasditeve, ndërsa në momentet e “zbulimit të tradhtisë”.

Një ndërtues që kishte rënë pre ishte detyruar të paguante 60 mijë euro dhe t’i jepte atyre dy apartamente, vetëm që historia të mos merrej vesh në famije.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pensionet/ Rama: Kemi bërë sevap me reformën e re. Veliaj: I rritëm vlerën "Myslym Shyrit"
Mark Frroku: Nuk mund të jem më shok me Tomën »
Article Logic
Execution time: 0.012660980224609
array(1) { ["section"]=> string(60) "joshnin-biznesmene-rrezikojne-9-vjet-burg-ish-gardianet-5449" }