Jozefina Topalli bën pubilke për herë të parë ngjarjen e trishtë që ka ndodhur në familjen e saj

Publikuar tek: politike, më 17:29 10-08-2017 Jozefina Topalli bën pubilke për herë të parë ngjarjen e trishtë që ka ndodhur në familjen e saj

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nëpërmjet rrejtetev sociale ka bërë publike për herë të parë një histori të familjes së saj në periudhën e Komunizmit.

Topalli tregon në statusin e saj se si humbën jetën në kampet e internimit në Tepelenë dhe Porto Palermo disa nge njerëzit e saj më të afërt, për të vetëm arsye se dëshironin lirinë.

Më poshtë statusi Jozefina Topallit i plotë:

Te dashur miq.

Para disa ditesh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti te gdhendur ne muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli.

Ferdinandi ishte 12 vjec kur e internuan aty bashke me te vellain , Kolec Topallin 10 vjec , te motren Suzana Topalli 16 vjece dhe nenen e tyre Maria Topalli.Nderkohe vellain 18 vjec Genarin e kishin futur ne burg bashke me te atin.

Familja e tyre u ndeshkua per fajin e vetme se , i ati, Nush Topalli ishte nje tregtar i madh dhe i biri tjeter ( 20 vjec) u arratis nga vendi.

Sic shihet ne foton poshte , ishte 10 Dhjetor 1949.

Nderkohe, ne Shkoder sundonte nje frike e terror i padegjuar.Familje te shumta u internuan ne Tepelene dhe Porto Palermo.

Fotoja poshte eshte nje shenje e nje historie te dhimbshme , jo thjesht per familjen tone. Ne ate kamp kane vdekur nga uria e kushtet e tmershme shume femije.

Ajo eshte nje thirrje per kujtese.

Per mua e familjen time eshte thellesisht prekese sepse pas dy ditesh qe gjetem te gdhendur ne mur nga nje femije 12 vjec emrin e tij e daten e internimit , njeriu jone i dashur Ferdinandi ndrroi jete.

Ishte nder njerezit me te drejte e me te ndershem qe mund te njohesh ne jete.

I dashur, i mençur dhe i papertueshem me t'u gjend ne cdo kohe.

Vetem po ta pyesje, fliste per kohen e internimit;

natyrisht pa urrejtje dhe me buze ne gaz. 

20727869_1392481717467895_4739540704143408871_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019927024841309
array(1) { ["section"]=> string(102) "jozefina-topalli-ben-pubilke-per-here-te-pare-ngjarjen-e-trishte-qe-ka-ndodhur-ne-familjen-e-saj-88755" }