Jozefina Topalli, PARTI TË RE? 'Vendi është në emergjencë, duhet një forcë e...' (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 22:34 03-03-2018 Jozefina Topalli, PARTI TË RE? 'Vendi është në emergjencë, duhet një forcë e...' (VIDEO)

Edhe pse prej kohësh e distancuar nga politika, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ende nuk e ka një përgjigje të saktë se çfarë ka vendosur të bëjë në lidhje me aktivitetin e saj politik.

Për Top Channel, Topalli është shprehur se nuk është indiferente, pasi vendi është në një emergjencë kombëtare, ku sipas saj qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje. Topalli shprehet se vendit i  duhet një forcë e re politike.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sakaq, për marrëveshjen Basha-Rama të 18 majit, Topalli shprehet se kjo marrëveshje vazhdon akoma: Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012047052383423
array(1) { ["section"]=> string(85) "jozefina-topalli-parti-te-re-vendi-eshte-ne-emergjence-duhet-nje-force-e-video-112115" }