Ju fiket smartfoni iPhone edhe pse ka 20% bateri? Ja çfarë duhet të bëni

Publikuar tek: bota, më 18:38 07-12-2016 Ju fiket smartfoni iPhone edhe pse ka 20% bateri? Ja çfarë duhet të bëni

Një numër i madh përdoruesish të telefonave iPhone, 6, 6S, dhe 7 e 7 Plus, po ankohen se pajisjet e tyre fiken apo ristartohen edhe pse kanë ende 20% bateri.

Në momentin që bateria e telefonit shkon 20% ata njoftohen me mesazhin “Battery loë”, porn ë këtë moment telefoni fiket duke nxjerrë shenjën se nuk ka mjaftueshëm karikim, raporton Newsbomb.al.

Apple ka pranuar se disa modele kanë probleme me baterinë dhe sqaron se janë modelet e prodhuara mes muajit shtator dhe tetor të 2015-ës. Kompania sqaron se bateritë e këtyre pajisjeve janë ekspozuar ndaj ajrit të kontrolluar më shumë seç duhet, duke shkaktuar problemin në fjalë.

Për këtë arsye Apple i ka dhënë mundësinë të gjithë përdoruesve që kanë këtë problem ta kthejnë pas telefonin duke vizituar uebfaqen e kompanisë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022804975509644
array(1) { ["section"]=> string(76) "ju-fiket-smartfoni-iphone-edhe-pse-ka-20-bateri-ja-cfare-duhet-te-beni-61912" }