Ju kanë bërë përshtypje skulpturat pas Ramës? Kryeministri tregon kush i ka bërë dhe domethënien (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:06 03-04-2020 Ju kanë bërë përshtypje skulpturat pas Ramës? Kryeministri tregon kush i ka bërë dhe domethënien (VIDEO) Kryeministri Rama shpjegon domethenien e skulpturave pas tij

Të gjithëve mund t’ju kenë bërë përshtypje dy skulpturat pas kryeministrit Rama, të cilat janë gjithmonë aty sa herë kryeministri shfaqet në komunikime apo lidhje direkte me mediat dhe qytetarët, nga shtëpia e tij në Surrel. Madje, keni menduar dhe se çfarë përfaqësojnë.

Shpjegimin e nevojshëm për to e ka dhënë vetë kryeministri Rama, mbrëmjen e sotme, në një lidhje direkte me “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. I pyetur nga Çani se çfarë domethënie kishin dy skulpturat, Rama tha se një prej tyre, vazon, e kishte bërë vetë ai dhe ja kishte dhuruar bashkëshortes, kurse tjetrën e kishte bërë Zaho, djali i vogël i kryeministrit.

“Në të djathtën time është një vazo që e kam krijuar me duart e mia dhe ia kam dhuruar gjysmës sime më të mirë, dhe nga krahu tjetër është Kuasimodo që e ka bërë Zaho”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se skulptura e Zahos, ishte bërë e gjitha nga vetë i biri, pa asnjë ndihmë.

“Ka qenë me mua një ditë atje dhe e bëri vetë ”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094959735870361
array(1) { ["section"]=> string(108) "ju-kane-bere-pershtypje-skulpturat-pas-rames-kryeministri-tregon-kush-i-ka-bere-dhe-domethenien-video-201258" }