'Ju kërkoj të lexoni drejt e në sy', Rama shqiptarëve: Nuk jetoj për të fituar, por fitoj për të jetuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:41 30-12-2019 'Ju kërkoj të lexoni drejt e në sy', Rama shqiptarëve: Nuk jetoj për të fituar, por fitoj për të jetuar Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka bërë edhe një reflektim të vetes në këtë fundvit.

Me anë të një video-mesazhi drejtuar popullit shqiptar, Rama ka kërkuar që shqiptarët të lexojnë drejt e në sy bilancin e një viti që ai i paraqiti.

Rama theksoi se nuk është i rënë nga qielli dhe i pagabueshëm por një person që gabon madje më shumë se të tjerët dhe kjo për shkak të përgjegjësive të mëdha që ka marrë përsipër.

Ndër të tjera Rama u shpreh se asnjëherë nuk ka gënjyer apo ka premtuar vota pasi nuk është ai lloj politikanësh, duke shtuar se kundërshtarët e tij mund t'i mundte edhe me çerekun e premtimeve që ka bërë.

Ai theksoi se balta e hajdullëqeve nuk mund të bjerë mbi ta pasi nuk është i varfër dhe nuk ka ëndërruar kurrë të jetë i pasur.

'Ju kërkoj të më lexoni drejt e në sy, ashtu siç po ju shoh unë drejt në sy.

Nuk jam i rënë nga qielli nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta se jam më i gjatë nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm përkundrazi jam më shumë se ju.

Për shkak të punës duhet të marr vendime më shumë se ju. Nuk kam bërë asnjë gabim të qëllimshëm për të përfituar në dëm të popullit.

Kush më njeh nga afër e di që nuk këmbëngul në një opinion të gabuar, i dëgjoj kundërargumentet më shumë se duhet. Kam kërkuar edhe ndjesë publike kur kam gabuar.

Nuk më kujtohet ta ketë bërë ndonjë paraardhës i imi. Por nuk e mas veten me ketë metër. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam arritur në kohë, nuk kam premtuar diçka për ë kaluar radhën apo thjesht për vota. Kurrë. Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjej për vota.

Pse do të duhet të gënjeja, të premtoja gjëja që nuk i besoja as vetë? Kundërshtarët mund ti mundja me çerekun e premtimeve që kam bërë. Balta e pafundme për hajdutllëqe nuk mund të bjerë mbi mua', është shprehur Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Telefonatë e çuditshme nga “Don Bosco”: “Është rrëmbyer një person!” Policia mësyn në lagjen e Tiranës
Përfshihet nga flakët pylli i Zejmenit në Lezhë, nuk rrezikohen zonat e banuara »
Article Logic
Execution time: 0.012112140655518
array(1) { ["section"]=> string(105) "ju-kerkoj-te-lexoni-drejt-e-ne-sy-rama-shqiptareve-nuk-jetoj-per-te-fituar-por-fitoj-per-te-jetuar-190761" }