Ju kujtohet aktorja Pavlina Mani? S'do ta besoni ndryshimin drastik të mamasë së Elsës te “Pallati 176”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:25 16-10-2019 Ju kujtohet aktorja Pavlina Mani? S'do ta besoni ndryshimin drastik të mamasë së Elsës te “Pallati 176”

Besoj se të gjithë e mbani mend aktoren e mirënjohur shqiptare Pavlina Manin, e cila është ngulitur në memorjen tonë si mamaja e Elsës te “Pallati 176” apo si mamaja e Florit te “Njerëz dhe Fate”.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Pirro Mani, regjisor i madh i tetarit, janë shpërngulur tashmë prej 17 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavlina dhe Pirro kanë qëndruar larg syrit të mediave për këtë kohë të gjatë, ndërsa së fundmi na vijnë krejt ndryshe për publikun shqiptar.

Ajo që bie në sy është ndryshimi i madh i aktores, e cila duket se nuk ka hequr dorë nga flokët e shkurtra dhe në fytyrë rrezaton mirësi dhe dashuri.

Fotot e çiftit të artistëve Mani i ka publikuar kryeredaktori i gazetës shqiptare në SHBA Dalip Greca, i cili është mirëpritur në shtëpinë e Pavlinës dhe Pirros.

“SOT, ME MIQTË TANË TË MIRË, ARTISTËT PIRRO DHE PAVLINA MANI

Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca në rrjetet sociale.

72589893_457901078152777_6928242686122000384_n.jpg

73460536_1129900663872670_6174056371793690624_n.jpg

73460536_1129900663872670_6174056371793690624_n.jpg

71898032_379525219621156_8200163011353116672_n.jpg

72793242_516894732467612_8855594270766137344_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035811901092529
array(1) { ["section"]=> string(107) "ju-kujtohet-aktorja-pavlina-mani-s-do-ta-besoni-ndryshimin-drastik-te-mamase-se-elses-te-pallati-176-182272" }