Ju kujtohet Dorina Garuci? Këngëtarja performon me sukses në skenat austriake

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:22 28-08-2015 Ju kujtohet Dorina Garuci? Këngëtarja performon me sukses në skenat austriake

A ju kujtohet Dorina Garuci, këngëtarja që ishte pjesë e garës në “Ethet e së premtes”?. Ndonëse, jo shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, Dorina po vazhdon një karrierë të suksesshme në Austri.

Këngëtarja është duke vijuar studimet në konservatorin e Vjenës, ndërkohë është pjesëmarrëse aktive në jetën artistike të Austrisë.

Pas prezantimit të suksesshëm në musical-in “In the Heights”, ku luajti rolin e Vanesës, këngëtarja shkodrane së fundmi ka interpretuar me sukses rolin e “Stefanisë” në musical-in e famshëm “Saturdays Night Fever”, e cila gjatë muajve korrik – gusht është shfaqur në Amstetten të Austrisë dhe është ndjekur nga 11 mijë shikues, raporton albinfo.

Për punën dhe paraqitjen e suksesshme të Dorinës dhe grupit kritika pozitive kanë marrë edhe nga mediat austriake, të cilat këngëtaren shqiptare e kanë vënë në faqet kryesore të tyre.

Më këtë shfaqje Garuci së bashku me grupin janë prezantuar edhe në emisionin televiziv “”Brieflos Shoë” në ORF 2.

Ndër planet e Dorinës është që vitin e ardhshëm të përfundojë studimet e saj në Vjenë, ndërkohë që është në përgatitje për një tjetër shfaqje shumë të rëndësishme, që me gjasë do të jepet në fillim të vitit në Berlin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029595136642456
array(1) { ["section"]=> string(82) "ju-kujtohet-dorina-garuci-kengetarja-performon-me-sukses-ne-skenat-austriake-19411" }