‘Ju lutem mos më thërrisni zoti Rama’, Rama kërkesë grave socialiste, batuta dhe me Ruçin: Dikur ai ishte zoti Gramoz e unë shoku Edi, kurse sot...

Publikuar tek: politike, më 20:20 28-02-2020 ‘Ju lutem mos më thërrisni zoti Rama’, Rama kërkesë grave socialiste, batuta dhe me Ruçin: Dikur ai ishte zoti Gramoz e unë shoku Edi, kurse sot... FotoMontazh: Rama - Ruçi, ne Kongresin e PS

Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama u ka kërkuar grave socialiste që të mos e thërrasin ‘zoti Rama’.

'Ka vetëm një gjë që nuk shkon, në kongreset tona, në konferencat tona, në takimet tona, sidomos në një kongres feminist, që ju të më therrisni zoti Rama. Ju lutem hiqeni këtë, se më duket tmerr. Është dhe ky një zhvillim i jetës sonë pasi dhe unë i thoja Gramozit zoti Gramoz e ai më thoshte shoku Edi. Kurse tani unë i them shoku Gramoz e ai zoti Edi. Është Gramozi ai që mbush cdo vakum, ai është zoti Gramoz dhe shoku më i mirë që unë kam në PS’, tha Rama.

Ndërkohë, duke folur për vendosje në krye të çdo organizate socialiste të një bashkëkryetareje grua, Rama foli me superlativa duke i quajtur gratë socialiste si arma më e fortë që atij ‘i kishte pjellë mendja’.

‘Më besoni jeni arma e fundit që mendja ime ka pjellë. Kemi provuar dy vota, një anëtar, kritere, nuk lejohet kjo e ajo. Të gjitha nuk kanë funsksionuar. Arma e fundit është vendosmëria dhe këmbëngulja e grave socialiste, që këtyre burrave tu thonë këtë vendin e keni por është vetëm gjysma e vendit që keni.

Duke e filluar nga koka e organizate e poshtë, për të pasur mundësinë që PS të jetë më e mirë se çështë sot, dhe shumë më parnë njerëzve seç është sot. E dyta që dua të them, jam absolutisht i frymëzuar nga ajo që tha Besa për futjen e teksteve të detyruara feministe nëpër shkolla, por nga e thënë në të bërë nuk është një det i tërë, deti është më kollaj. Në mes janë burrat, më vështirë se deti’ shtoi Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089089870452881
array(1) { ["section"]=> string(145) "ju-lutem-mos-me-therrisni-zoti-rama-rama-kerkese-grave-socialiste-batuta-dhe-me-rucin-dikur-ai-ishte-zoti-gramoz-e-une-shoku-edi-kurse-sot-196817" }