Ju mbytet vajza në det dhe rrisin nipin me sakrifica, ja çfarë i ndodh gjyshërve pas 16 vitesh

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 23-06-2019 Ju mbytet vajza në det dhe rrisin nipin me sakrifica, ja çfarë i ndodh gjyshërve pas 16 vitesh

Në seancën e sotme të ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” në E Diela Shqiptare, janë dy bashkëshortët, Dallëndyshja dhe Kujtimi. Prej vitesh kur martuan vajzën, mes tyre kanë lindur konflikte.

Dallëndyshja akuzon bashkëshortin si fajtor për humbjen e vajzës, e cila ka lënë një djalë jetim. Nipi është arsyeja përse ata vijnë sot në seancën e ndërmjetësimit.

Ata u larguan nga Tepelena në Sarandë për një jetë më të mirë. Vendosën të martojnë vajzën, por pas vitit të parë që shkonin mirë me bashkëshortin e saj nisën problemet në shtëpi. Shqiponja ngeli shtatzënë, por ajo nuk u trajtua mirë në shtëpinë e burrit.

Kujtimi: Jam i helmuar deri në zemër nga Gjykata e Gjirokastrës. Kam patur një vajzë të martuar në Gjirokastër, në2003 ka lindur një fëmijë, djalë dhe në vitin 2004 u nda nga burri. Gjykata i dha të drejtën vajzës të mbajë djalin dhe babi i djalit do i jepte 30 mijë Lekë në muaj. Në vitin 2007 vajza ndërroi jetë.

Ndërsa Dallëndyshja rrëfeu se ishte faji i Kujtimit që vajza u martua me.

“Burri vendosi në kokën e tij dhe e dha fjalën e vajzën pa u pyetur unë. Më ka ikur vajza më ka lënë djalin jetim. Vitin e parë shkonte mirë me burrin. Ngeli shtatzënë, aty filluan telashet, pasi kishte shumë punë dhe nuk  i përballonte dot të gjitha, kishin lopë, bagëti në shpi. Dalin e kishin të vetëm nuk bënë asnjë punë”.

Por edhe pse vajza ishte shtatzënë, prindërit e burrit  i kishin vënë shumë kushte, përndryshe nëse nuk bënte punë, duhet të ikte nga shtëpia.

Dallëndyshja: I thoshte vjehrri do punosh deri në 12 të natës dhe do ngrihesh në 3 të mëngjesit. Unë këto kushte kam, nëse do mirë, në të kundërt ik tek babai. Më thotë vjehrra merre bukën me tepsi dhe shko haje në fund të shtëpisë, në tavolinë do hamë ne dhe djalin. Kur lindi vajza ime, vjehrra i çoi tërhana në spital.

Zonja Dallëndyshe, fajëson bashkëshortin e saj, Kujtimin që vajza e tyre vuajti aq shumë.
“Për fajin e tij, më vuajti vajza, çdo gjë e bëri me kokën e tij, se mua nuk më pyeste për asnjë gjë. Më humbe mua, na humbe vajzën.

Pasi lindi vajza, ajo erdhi në Sarandë bashkë me burrin dhe djalin e vogël. Ata gjetën një shtëpi me qira për të jetuar më mirë, por gjërat nuk ecën mirë.

Por një ditë të bukur Jakupi (dhëndri i cili ka ndryshuar emër dhe tani mban emrin Jorgo) mori makinë dhe iku nga Saranda dhe nuk u kthye me duke lënë bashkëshorten bashkë më djalin e tij 1 vjeç për të mos u kthyer më. Dallëndyshja rrëfeu se vajza e saj ka qenë pre e dhunës nga familja e bashkëshortit. Pavarësisht tentativave të familjes për të qetësuar situatën, Dallëndyshja tregoi një rast kur ish-vjehrri kishte rrahur vajzën e saj sapo ajo e kishte dërguar në familjen e bashkëshortit…

 “U ngrita, e mora vajzën, burrin, djalin, dhe fëmijën e vogël, shkuam dhe vajtëm tek shtëpia e tyre, i hodhëm të gjitha në shesh. Kur dolën nga dera, vjehrri e rrahu vajzën. U kthyem prapë në shpi, pas 2-3 ditësh shkuam përsëri dhe e morëm vajzën, tregoi Dallëndyshja.

Në vitin 2005 ndodh divorci në Gjykatën e Gjirokastrës. Djalin e vogël e mori nëna (Shqipinja). Gjykata vendosi dhe një pension ushqimor 30 mijë Lek të vjetra. Familja e vajzës ka bërë kërkesë në Apel për rritje pensioni, por Gjykata nuk e ndërroi vendimin. “Apeli e la në fuqi, 30 mijë Lekë, tha Kujtimi.

“Na mbeti jetime moj Zonja Eni, sapo lindi. Vajza qante….E mora jetimin, shkova në dyqan, bleva fanellatë, çfarë i duheshe, se sapo kishte lindur. E mora fëmijën e sapo lindur, e mbështolla me lesh të palarë se ai nuk rritej, se nuk ishte në peshe. Vjehrri i kishte dhënë doktorëve: Bëjini një gjilpërë të vdesë..vajza qante me të madhe. Vazhdonim nëpër gjyqe, herë unë me vajzën, herë Kujtimi”, u shpreh Dallëndyshja.

Por çfarë ndodhi pas divorcit?

Dallëndyshja tregoi se, ajo u kujdes për vajzën dhe për nipin e saj. “Ndamë në shtëpi me vetë dy djemtë dhe martova dhe vajzat e tjera dhe mora vajzën me djalin”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024407148361206
array(1) { ["section"]=> string(100) "ju-mbytet-vajza-ne-det-dhe-rrisin-nipin-me-sakrifica-ja-cfare-i-ndodh-gjysherve-pas-16-vitesh-169453" }