Ju paguajnë 20 mijë euro për person nëse shkoni të jetoni në këtë qytet të Zvicrës

Publikuar tek: bota, më 18:40 21-11-2017 Ju paguajnë 20 mijë euro për person nëse shkoni të jetoni në këtë qytet të Zvicrës

Dikur një qytet i madh me jetën që ziente, sot me vetëm 240 banorë, Albinena në Zvicër premton të paguajë rreth 20 mijë euro për çdo banor të ri, në një përpjekje për të ripopulluar zonën.

Këshilli Bashkiak i qytetit pritet të votojë pro skemës që do mundësojë pagesën për çdo banor të ri me gati 20 mijë euro dhe 10 mijë euro për çdo fëmijë. Pra një familje me katër persona do përfitojë rreth 60 mijë euro.

Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS, largimet e shumta nga qyteti kanë bërë që të mbyllet edhe shkolla e fundit.

Por ka edhe disa kushte. Banorët e rinj duhet të jenë nën 45 vjeç dhe të ndërtojnë ose të blejnë një shtëpi me vlerë të paktën 200 mijë euro që mos ta kenë për pushime, por të jetojnë aty me kohë të plotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump planifikon të shkatërrojë internetin
Shikoni si goditet dhe ofendohet rëndë kjo grua në metro, bie pre e racizmit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012176036834717
array(1) { ["section"]=> string(89) "ju-paguajne-20-mije-euro-per-person-nese-shkoni-te-jetoni-ne-kete-qytet-te-zvicres-100391" }